Po fëmijët, kur duhet të fillojnë të kenë një rutinë kujdesi për lëkurën?
Nëse keni TikTok, me siguri keni parë video të fëmijëve të familjes Kardashian duke treguar rutinën e tyre të kujdesit të lëkurës. Ndoshta keni menduar, “a nuk është pak shpejt?”.
Në fakt, shprehja “lëkurë bebi” ekziston për një arsye. Lëkura e tyre duket perfekte pa nevojën e asnjë kremi bukurie. Megjithatë, disa dermatologë thonë se nga mosha 9 vjeç e lart, nuk ka problem nëse fëmijët nisin përdorimin e produkteve të para për lëkurën.
9-vjeçarët nuk duhet të shqetësohen për shenjat e akneve dhe parandalimin e rrudhave, por krijimi i një rutine për kujdesin e lëkurës në një moshë të re është gjithsesi i dobishëm.
Atëherë, çfarë duhet të përmbajë kjo rutinë?
3 produkte shumë esenciale:
– Fillimisht, një larës delikat për fytyrën.
– Së dyti, krem hidratues.
– Dhe së fundmi, një krem mbrojtës ndaj diellit (SPF), sigurisht!
Nëse i mësoni fëmijët me një rutinë që në moshë të re, kjo mund t’i ndihmojë ata të formojnë zakone të shëndetshme më vonë.
Disa gjëra që duhen të shmangni për lëkurën e fëmijëve
Produktet me aromë mund të jenë të dëmshme për lëkurën në çdo moshë, por veçanërisht për fëmijët. Aroma mund të shkaktojë acarim dhe inflamacion. Shumë produkte si maskat për fytyrën, tonerët, etj., kanë aromë të shtuar.