Po i prishnin shtëpinë, 14-vjeçarja shoqërohet me forcë
Për shkak të urdhërit për të prishur disa banesa dhe biznese në Jalë, ditën e sotme në këtë zonë ka pasur përplase mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së. Policia ka shoqëruar disa persona që po protestojnë.
Një vajzë 14-vjeçare që po prostesonte ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të IKMT-së dhe policia e ka shoqëruar me forcë. Vajza ishte e pranishme me familjen dhe po protestonin kundër prishjes së banesës nga ana e IKMT-së.