Po i vishni këpucët pa çorape fëmijës tuaj? Ja si rrezikoi jetën kjo 4-vjeçare

J.T, 26 vjeçare, mama e tre fëmijëve, kishte dalë ççç një qendër tregtare në Cardiff, kryeqyteti uellsian, për t’i blerë këpucë të bijës 4-vjeçare, me inicialet S.R, por pa ditur se kjo gjë do t’u ndryshonte jetën të dyjave.

Pasi kishin provuar modele të ndryshme, mamaja kishte zgjedhur t’i mbathte një palë që kishte parë në vitrinën e një dyqani. Në të gjitha rastet, vajza 4-vjeçare, kishte provuar këpucët këmbëzbathur, gjë që do t’i kushtonte shëndetin duke rrezikuar të kalonte në arrest kardiak.

Të nesërmen vajza 4-vjeçare do të dërgohej me urgjencë në spital pasi kishte temperaturë, fryrje të këmbës dhe takikardi. Pas diagnostikimeve të para, mjekët përfunduan se vajza ishte prekur nga sepsa.

Sepsa është një infeksion i rëndë, i shkaktuar nga bakteret dhe toksinat e tyre, të cilat futen nëpërmjet plagëve apo nga infeksionet lokale në trup dhe shpërndahen në gjithë gjakun. Kjo gjendje manifestohet me ethe, temperaturë, hiperventilim, lëkurë të thatë, skuqje të lëkurës dhe takikardi.

Share With:
Translate »
693 Views