Po, konsumimi i frutave sjell benefite tek gratë shtatzëna
Frutat janë pjesa më e rëndësishme e dietës suaj pasi përmban lëndë ushqyese që sjellin benefite te bebi juaj.
Studiuesit në Kanada kanë vërejtur se nënat, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar fruta, fëmijët e tyre kanë performuar më mirë në testin e zhvillimit shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Disa nga lëndët ushqyese që merren nga frutat janë:
-Frutat ju furnizojnë më vlera ushqyese si beta karotina dhe për foshnjen ndihmon në zhvillimin e ideve dhe qelizave.
-Vitamina C në fruta është jetike si për kocka ashtu edhe për zhvillimin e dhëmbëve të foshnjes. Gjithashtu, është e rëndësishme që trupi të marrë vitamina në sasi të mjaftueshme, pasi ndihmon trupin të thithë hekurin – minerali kryesor gjatë shtatzënisë.
-Acidi folik, parandalon defektet e rritjes së fetusit në lidhje me trurin dhe palcën kurrizore.
-Frutat e pasura me fibra ju ndihmojnë me kapsllëkun dhe hemorroidet, ndërsa frutat e pasura me hekur ju parandalojnë aneminë.