Po ky nga ka ngjarë? Shkenca shpjegon përse disa fëmijë nuk u shëmbëllejnë fare prindërve

Disa fëmijë janë identikë me prindërit e tyre dhe të tjerë nuk marrin asgjë. Shkenca e ka studiuar dhe ka nxjerrë shpjegimet e saj.

Faktorët jogjenetikë

Dihet që është gjenetika ajo që përcakton pamjen tonë. Por, para se të shohim se si ndodh kjo, le të shqyrtojmë disa faktorë të tjerë që mund të çojnë në atë që fëmija të duket ndryshe nga prindërit. Dieta e nënës gjatë shtatzënisë është padyshim një prej tyre. Për shembull, nëse nëna konsumon shumë ushqim junk, kjo mund të çojë në një fëmijë mbipeshë në të ardhmen.

E nevojshme është gjithashtu të merrni parasysh nëse ndonjë faktor i jashtëm ndikon në pamjen tuaj. Për shembull, nëse kaloni shumë kohë në diell, është logjike që lëkura juaj të jetë më e errët, flokët më të zbardhur dhe mund të jeni edhe mbipeshë.

Shkenca shpjegon (pothuajse) gjithçka

Nga momenti kur një embrion krijohet ka material pra ADN nga të dy prindërit, që nuk do të thotë se foshnja do të duket saktësisht si secili prej prindërve, se nuk ka sesi. Në këtë kombinim të geneve, disa alele (variacione genesh) janë mbizotëruese, kështu që ato shfaqen, të tjerët janë recesivë (të fshehur): por trashëgohen nga pasardhësit e tjerë.

Sidoqoftë, është interesant fakti që shumë gene kur bëhen bashkë efektet e tyre forcohen, zvogëlohen, apo edhe shuhen plotësisht. Pra, edhe nëse analizojmë me kujdes gjenomet e prindërve, sërish nuk do të jemi në gjendje të parashikojmë me saktësi se si do të jenë tiparet e fëmijës.

Po kjo nga ka ngjarë? Shkenca shpjegon përse disa fëmijë nuk

Pse flokët e fëmijës tuaj janë ndryshe

Të gjithë kemi një numër genesh që përcaktojnë ngjyrën, strukturën dhe faktorë të tjerë që lidhen me flokët. Genet që përcaktojnë ngjyrën e flokëve e ngjyrën e syve. Kontrollojnë melanocitet – qelizat prodhuese të melaninës. Pra, përzierja e geneve do të përcaktojë ngjyrën dhe strukturën e flokëve të foshnjës tuaj, e cila mund të rezultojë të jetë si një nga ngjyrat e flokëve të prindërve ose diku mes tyre.

Për më tepër, edhe nëse flokët e fëmijës tuaj nuk ngjajnë aspak me tuajat, mos u shqetësoni: ato mund të ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të hormoneve dhe faktorëve të tjerë. Shikoni fotot tuaja të fëmijërisë, mbase do të gjeni ngjashmëri atje.

Potenciali i gjatësisë përcaktohet gjithashtu nga genet

Shkencëtarët besojnë se 80% e ADN-së së trashëguar nga prindërit përcakton gjatësinë e një personi. Mutacionet gjenetike dhe faktorët e mjedisit (ushqimi në fëmijëri, sëmundjet, etj.) përbëjnë 20%-shin tjetër. Përafërsisht mund të llogaritni gjatësinë e fëmijës tuaj që do ketë kur të rritet duke përdorur këtë formulë:

Mblidh gjatësinë e nënës dhe babait
Shto 13 cm për djemtë, ose zbritni të njëjtin numër për vajzat.
Pjestojeni me 2 këtë numrër

Gjithsesi pamja nuk është gjithçka. Fëmija mund të ketë marrë nga ju tipare të tjera të personalitetit. Zbuloji!

Share With:
Translate »
760 Views