Po mami yt ka Instagram? Rezarta Shkurta i hap mamit Instagram dhe ja çfarë thotë

Rezarta Shkurta ka publikuar së fundmi një foto të realizuar me ‘filter të Snapchat’ në ‘Instagram’, por me një  shënim dedikuar nënës së saj që padyshim i ka bërë të gjithë ta rilexojnë.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon ‘Instagram-in’. Qetësohu nuk kam shpuar vërtetë hundën”, shkruan bukuroshja e ekranit, duke lënë të kuptohet se e ëma nuk është pro vendimit për të realizuar një ‘piercing’. Pas këtij postimi erdhi edhe reagimi i nënës së saj, e cila me një fjali i ka thënë të gjitha. “Nuk të ka lënë mendja besoj”, i ka shkruar ajo vajzës.

Pas kësaj bisede që me siguri i ka bërë ndjekësit të qeshin shumë, Rezarta ka rrëfyer se faktin që i ka hapur nënës së saj një profil në ‘Instagram’ e konsideron si ‘gabimin më të madh në jetë’. Ndërsa në fund ‘paralajmëron’ të gjithë ata që ende nuk e kanë ndërmarrë si hap që të mos e bëjnë. Shumë nga ju me siguri e kanë kuptuar dhe kanë qeshur me këtë situatë të krijuar, pasi kur vjen puna tek nënat tradicionale dhe përshtatjen e tyre me zhvillimet teknologjike ka gjithmonë diçka për të qeshur. /revistawho.com

Share With:
Translate »
933 Views