Po përhapet me shpejtësi kohët e fundit, sa të rrezikuar janë shqiptarët nga gripi i fundit

Gripi i syrit është sëmundja që po përhapet me shpejtësi ditët e fundit. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, okulisti, Rubin Topi ka treguar se në ditë me këtë sëmundje dalin 4 deri në 5 raste.

“Për hir të së vërtetës ka një përhapje, e cila është e dukshme. Nuk krahasohet me nivelin e përhapjes që ka qenë para pandemisë që arriti gati në një nivel epidemik. Por përsëri ne na paraqiten shumë pacient me këtë problem. Nëse bëjmë një statistik, ne mund të vizitojmë në ditë, ndoshta 4-5 raste”, tha ai.

I pyetur sesa duhet të shqetësohemi, mjeku u shpreh: “Është për tu shqetësuar, por jo për tu alarmuar shumë. Mund të themi që është në një nivel të pranueshëm, mesatar, duke pasur parasysh që dimri sapo ka filluar. Kështu që kjo do të jetë në vazhdim tani”.

Më tej, se si përhapet kjo sëmundje, Topi shtoi: “E para, nëse një person e ka këtë infeksion viral, në kontakt me njerëz të tjerë, thjesht ka prekur sytë apo ka prekur dorezën e derës për të hapur derën. Personi tjetër hap derën gjithashtu dhe dihet që disa herë në ditë personi tjetër ka tendencën t’i shkojë dora te sytë”.

Share With:
Translate »
250 Views