“Po pres që të kalojnë 7 ditët e zisë në familjen Spahiu”/ Ina Xhaxho: Do ta tregojë ekspertiza arsyen e vdekjes së Brianit

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes kirurgjikale në gojë në një klinikën dentare në kryeqytet, i tronditi të gjithë. Ndërhyrjen e kreu stomatologia Ina Xaxho, e cila ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e djeshme përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen tronditëse.

 

Në komentin e saj, Xhaxho thekson se duhet të presin ekspertizën për të zbuluar të vërtetën ndërsa u bëri thirrje të mos gjykojnë. Ndërsa e pyetur nga qytetarë në rrjete sociale lidhur me rolin e urdhrit të stomatologut, Xhaxho shkruan se nuk ka pasur asnjë komunikim nga ata.

Gjithashtu ajo shkruan se i ka avokati i saj i ka dërguar një ankesë për reagimet e tij mediatike ndërsa i bën thirrje të ketë kujdes kur flet në emër të saj ndërsa shton se po pret të kalojnë 7 ditët e zisë për familjen Spahiu.

Komenti i Ina Xhaxhos:

Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mejke si te gjithe ju.

Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacient ku 65% jan grup moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj eshte ndjekur è njeta menyre trajtimin 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance. Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!) Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bejm hetusin qe sna takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО’- shkruan Xhaxho

Share With:
Translate »
57 Views