“Po si moj s’e kishim serioze?” Pas Butrint Imerit, për ndarjen reagon Kiara Tito dhe gjyshja

Kiara Tito ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, së bashku me gjyshen e saj Leta. Ato kanë treguar për marrëdhënien e tyre të veçantë si gjyshe dhe mbesë. Kiara ka treguar se ajo gjithmonë ia ka treguar të gjitha gjyshe Letës, madje edhe djemtë me të cilët ka dalë, pasi për të gjithnjë ka qenë me vlerë të merrte këshilla prej saj.

Duke qenë se ditën e djeshme në programin më të ri të Tv Klan, “Zemër Luana”, ishte i ftuar këngëtari Butrint Imeri, ish i dashuri i Kiara Titos, i cili foli edhe për ndarjen e tyre, Rudina Magjistari kërkoi të dinte opinionin e gjyshes së Kiarës, e cila duke qeshur u shpreh: “Po miq, miq kanë qenë”. Ndër të tjera ka shtuar se nuk i ka ardhur keq për ndarjen, sepse nuk e kishte parë si lidhje serioze. Ndërsa vetë Kiara Tito u shpreh se sa herë që ajo krijon një lidhje, përpiqet që të jetë diçka që do të funksionojë.

 

Rudina Magjistari: Në programin “Zemër Luana”, që i urojmë shumë suksese, ishte i ftuar një këngëtar, Butrint Imeri, i cili foli pikërisht për Kiarën, edhe tha që kanë qenë miq të mirë. Çfarë tha gjyshja, e ndoqe?

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq-miq kanë qenë Rudina, miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Se nuk kishte folur më përpara dhe bëri lajm diçka e tillë.

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Po të erdhi keq që i kanë ndërprerë?

Gjyshja e Kiara Titos: Jo. Fare-fare. Me atë person fare. Nuk pati ndonjë lidhje serioze.

Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?!

Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?

Gjyshja e Kiara Titos: Po për momentin ashtu kemi qenë të gjithë ne, një, dy, tre… apo jo Rudina.

Kiara Tito: Jo, ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje…

Rudina Magjistari: Nisesh gjithmonë me dëshirën më të mirë?

Kiara Tito: Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale. Çfarë mendimi kishe ti Leta?

Gjyshja e Kiara Titos: Unë kisha mendim zero.

Rudina Magjistari: Po gjyshja të pyeti pse u ndatë? Se një lloj përgjigje u dha dje, që thjesht u ndatë pa asnjë arsye. Po gjyshja e kishte merak këtë pjesë?

Kiara Tito: Gjyshja normalisht ka mësuar edhe nga portalet, e normalisht do të më pyeste, por nuk më ka ndërhyrë shumë, gjithmonë kanë pasur besim te zgjedhjet e mia dhe jo çdo gjë që nis duhet të përfundojë, gjithçka mund të ndodhë rrugës.

Share With:
Translate »
174 Views