Po trafikonte 12 vjeçarin e shpallur të humbur nga familjarët, kush është gruaja që u arrestua në Sarandë

Policia ka vënë në pranga një grua nga Saranda, e cila u kap në flagrancë duke trafikuar një të mitur.

12 vjeçari nga Tirana ishte shpallur i humbur nga familja, por fatmirësht u gjet sot nga policia.

“Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.“, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
366 Views