Poem Blu, ja ç’fshihet pas emrit që Ledri Vula dhe Sara Hoxha zgjodhën për vajzën e tyre?
Ne nuk e dimë nëse mes Sarës dhe Ledrit ka ndodhur, ndoshta, një histori e ngjashme si ajo e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos. Meqenëse nuk ranë dakord për zgjedhjen mes Kroi dhe Art, vendosën ta pagëzojnë djalin me të dy emrat. Edhe nëse ka qenë kështu apo një zgjedhje unanime, Poem Blu Vula, pa asnjë dyshim, do të jetë e veçantë po aq sa edhe emri me të cilin prindërit e kanë pagëzuar, lexoni
Po pse Poem Blu, ç’është ky emër?
Poem, përveç kuptimit të saj të parë POEMË:
-
1. let. Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. Poemë lirike. Poemë epike. Poemë satirike. Poema e Naimit «Bagëti e Bujqësi». Shkroi një poemë.
-
2. muz. Vepër muzikore me formë të lirë, zakonisht me karakter lirik. Poemë muzikore. Poemë simfonike. Poemë për violinë.
Ka edhe kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.
Ndërsa Blu, përveç ngjyrës së qiellit, emrit të parë të vajzës së Beyonces, ndryshe njihet edhe si “Gift from god”, dhuratë nga Zoti. /Kids’Time/