Poem feston ditëlindjen, Sara Hoxha e uron me fjalët më të ëmbla dhe me foton e veçantë
Vajza e Sara Hoxhës dhe Ledi Vulës, Poem feston sot ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të voglën, nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga Sara.
Përmes një Instastory, Sara shkruan:
“E ke ndryshua jetën time Poem, faleminderit që më ke bërë mamanë më krenare, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha. Shpresoj që jeta jote të jetë ashtu siç je ti, gëzuar ditëlindjen goca ime, motra ime shoqja ime e ngushtë”.
Ndërkohë ka munguar urimi i Ledrit, ndërsa nëna e reperit Xheraldina ka ndarë një video me Poem ku shkruan: Poem 3.
Kujtojmë se prej kohësh përflitet që çifti ka një krisje në marrëdhënie dhe se mund të jenë ndarë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga vetë ata