Poem mbush 1 vjeç, Sara dhe Ledri e urojnë me fotot e papublikuara më parë
Poem, e vogla e Sara Hoxhës dhe Ledrit mbush sot 1 vjeç dhe prindërit kanë publikuar dy foto nga dita më e bukur e jetës së tyre. Sara me duart e Ledrit teksa priste të sillte në jetë të bijën, ndërsa Ledri me Poemën në krah për herë të parë. Momentet emocionuese nuk janë publikuar më herët prej dy prindërve, ndërsa në vazhdim mbase do ketë edhe dedikime prej tyre, megjithëse fjalët nuk janë edhe aq në tipin e çiftit të njohur.
Poem është kthyer në një nga fëmijët më të dashur në Instagram që prej ditës kur foto e parë e saj u publikua. Urimet për të vetëm shtohen, ndërsa festa e parë e ditëlindjes me shumë gjasa do mbahet në vazhdim.