Poezia e Meghan Markle tregon më së miri realitetin e fëmijëve me prindër të divorcuar

Meghan Markle ka ndarë me publikun një poezi që reflekton realitetin e një fëmije me prindër të divorcuar dhe fjalët janë kaq të ndjeshme.

Ajo e ka shkruar poezinë kur ishte ende nxënëse dhe e ka krijuar për një detyrë shkollore.

“Dy shtëpi, dy kuzhina,

Dy celularë,

Dy divanë ku unë shtrihem

Dy vende ku qëndroj

Lëvizje, lëvizje sa andej-këndej

Nga e hëna në të martë, jam kudo.

Mos më keqkupto, nuk është aq keq

Por shpesh kjo më trishton.

Dua të bëj atë jetë me familje të madhe

Me një baba të lumtur dhe gruan e tij të dashur

Me një gardh dhe një qen të lezetshëm

Me një oxhak ku digjen drurët në zjarr.

Por nuk është e vërtetë, është thjesht një ëndërr

Nuk mund të qaj e as të bërtas

Ja ku ulem me macen e tretë

Jeta do të ishte e thjeshtë po të ishin dy si unë”.
 
Prindërit e Meghan Markle u ndanë kur ajo ishte 6 vjeç, por ruajtën një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve dhe respektit të ndërsjelltë.

Share With:
Translate »
88 Views