Policët akuzohen për përdhunim të një adoleshenteje

Dy oficerë të policisë së Nju Jorkut janë akuzuar se kanë përdhunuar një vajzë adoleshentë në furgonin e tyre të policisë.

Policët Eddie Martins dhe Richard Halls akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 18-vjeçares, pasi e arrestuan atë në jug të Bruklinit.

Të dy burrat janë akuzuar për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë, njofton The New York Post.

Incidenti mendohet se ka ndodhur më 15 shtator, pasi viktima është arrestuar për posedim të marihuanës, e cila është e ligjshme në qytetin e Nju Jorkut kur përdoret për qëllime mjekësore.

Të dy policët thuhet se e kanë çuar vajzën në një parking në zinxhirin e restoranteve në Coney Island, ku ajo ishte e detyruar të kryente seks oral për të dy burrat dhe më pas ishte përdhunuar nga njëri prej policëve. Sipas burimeve, oficerët do të paraqiten në javën e ardhshme në Gjykatën Supreme të Bruklinit. Nëse rezultojnë fajtor, ata do të marrin një dënim prej 25 vjetësh burgim.

Share With:
Translate »
810 Views