Polici zhveshi uniformën dhe preku zemrat e gjithë botës
Wu Yu nga Yunnan i Kinës, po konsiderohet si hero, pasi hoqi një pjesë të veshjeve, për ta mbajtur ngrohtë një bebe të braktisur. I porsalindur ishte lënë i zhveshur në park, ndërsa qante dhe dridhej, teksa buzët i ishin nxirë nga të ftohtit. Meqenëse uniforma nuk bënte punë, Yu hoqi edhe pulovrën për ta mbështjellë dhe derisa e mbante në krah, ia përqafonte duart për ta ngrohur.
Derisa fëmija është dërguar në spital dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, forcat e rendit po bëjnë hetime përt’ia gjetur prindërit
.