Policia amerikane vret aksidentalisht një 14-vjeçare

Pamjet tregojnë operacionin e policisë amerikane, ku mbeti e vrarë aksidentalisht një 14-vjeçare që kishte shkuar të zgjidhte fustanin e ditëlindjes së saj të 15-të në një dyqan.

Valentina Orellana Peralta humbi jetën nga breshëria e plumbave të njësisë speciale të policisë së Los Anxhelesit, më 23 Dhjetor në një qendër tregtare. Policia ndërhyri me armë për të neutralizuar një 24-vjeçar, i cili sipas denoncimit, po dhunonte klientët me sende të forta.

Këto pamje të kamerave trupore të efektivëve të njësisë speciale tregojnë se në shënjestër të plumbave ishte agresori, por të shtënat prekin edhe 14-vjeçaren e cila në atë moment ndodhej në dhomat e provës, e shoqëruar edhe nga e ëma.

Trupi i saj nuk shfaqet në pamje, por ngjarja ka ngjallur edhe një herë kritikat e opinionit publik për ndërhyrjet tepër të ashpra të policisë amerikane gjatë operacioneve që jo rrallë herë kanë shkaktuar shumë viktima të pafajshme.

Share With:
Translate »
209 Views