Policia e prindërve po bën namin në rrjet dhe s`po fiton asgjë

Kemi vendosur ta quajmë “policia e prindërve” fenomenin e krijuar nga gjithë ata që përpiqen të japin këshilla prindërimi dhe që bëjnë kritika në rrjet.

Dy rastet e fundit që na nxitën ishin ata të Bes Kallakut dhe Pink.

Me Pink u morën gjerë e gjatë dje. E akuzuan si nënë të papërgjegjshme sepse vizitoi me dy fëmijët memorialin në nder të viktimave të Holokaustit dhe në kolonat e tij fëmijët po vraponin. Po Pink i sqaroi mirë kur i tha se fëmijët e saj janë hebrenj dhe vizita është bërë në nder të familjes së nënën së saj.

Dhurata e Ajkës, foto nga Instagrami
Dhurata e Ajkës, foto nga Instagrami

Kurse me Besin dhe Xhensilën u fiksuan pas dhuratës së ditëlindjes së Ajkës, qenushit. Nuk iu pëlqeu, disa donin ndonjë dhuratë që kushtonte më pak, disa u sugjeruan t`i bënin më mirë një vëlla, lloj e soj idesh e shumë pak urime “ta gëzoni”.

Postimi i Adrolës në Instagram
beck
David dhe Victoria Beckham, foto nga Instagrami
Miriam dhe Ameli, foto nga Instagrami

Po ky nuk është fenomen i ri, as në rrjet nuk është i ri. Miriam Canin, Adrola Dushin, David Beckham po e po, i kanë kritikuar sa herë që kanë puthur në buzë fëmijët e tyre.

Foto nga Google
Meghan dhe Archie, foto nga Getty

Policia prindërore e rrjetit bëri punën e saj edhe kur nuk i pëlqeu emri zëri që Elita dhe Gjiko i vunë djalit. Edhe atyre ç`nuk iu thanë. Siç bombarduan me kritika edhe Meghan-in. Atë e akuzuan se nuk di të mbajë siç duhet të krah djalin e sapolindur, duke mos i dhënë mundësinë të mësojë si nënë e re që është.

E pas gjithë komenteve, zhurmës së rrjetit dhe kritikave gjithçka vazhdon po njësoj: Pink i ka ende ato fotot e shkrepura në memorial, Besi dhe Xhensila e kanë ende qenin, Miriami, Adrola dhe David do vazhdojnë t`i puthin fëmijët e tyre, postojnë apo s`postojnë foto në rrjet, Meghan do ta mbajë në krah Archie-n siç di ajo dhe në fund Zëri i Elitës dhe Gjikos do quhet gjithmonë kështu. /TIP/

Share With:
Translate »
910 Views