Policia italiane mbyll 2019 me suksese, mes tyre edhe shpëtimi i Alvin Berishës

Mbyllja e vitit 2019 e nisja e vitit të ri shoqërohet me një bilanc të punës së kryer gjatë 12 muajve që u lanë pas, dhe për autoritetet policore italiane.

Viti 2019 është shënuar me shtimin e bashkëpunimit mes policisë italiane e asaj shqiptare si në operacionet e përbashkëta kundër krimit të organizuar e luftës ndaj trafiqeve ilegale, ashtu dhe në garantimin e sigurisë ndërkombëtare me krijimin e skuadrave të përbashkëta patrullimi.

Policia Italiane e Shtetit ka prezantuar të dhënat e aktivitetit të saj vjetor duke renditur mes tyre dhe suksesin e operacionit të shpëtimit nga kampi i të burgosurve në Al Hore të 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha.

“Trupat policore italiane e të gjitha uniformave Karabinerë, Policë e Financierë janë angazhuar për të luftuar kërcënimin kriminal dhe përtej kufijve kombëtare”, nënvizojnë autoritetet.

Në këtë raport thuhet se “gjatë 2019 protagonist në aktivitetin e SCIP- Drejtorisë së Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor Italian kanë qënë dhe rastet e fëmijeve të rrëmbyer e të shpallur në kërkim e me histori prindërish me kombësi të ndryshme. Aktiviteti i operacioneve të policisë italiane ka kërkuar aftësinë e bashkëpunimit të rrjetit diplomatik, politik e të organizatave jo qeveritare për ta arritur rezultate të rëndësishme si kthimi në shtëpi nga teatri i luftës siriane të Alvin Beroshës, në nëntorin e vitit që u mbyll.”

Falë bashkëpunimit me forcat policore të 42 vendeve të botës mes të cilëve dhe Shqipëria, autoritetet italiane kanë mundur të vënë nën pranga 1595 persona të shpallur në kërkim në 42 vende të botës. 747 prej tyre ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e 848 nga autoritetet e vendeve të huaja.

Gjatë 2019, autoritetet italiane kanë arresuar 61 mafiozë të Ndranghetas, Cosa Nostra, Camorra e mafia puglieze si dhe u kanë sekuestruar rreth 29 milionë euro të mira materiale në 12 vende të botës.

Arrestimet me të bujshme kanë qënë ai i kapjes në Bolivi të terroristit të Grupit të Proletarëve të armatosur të Komunzmit Cesare Batisiti, i dënuar me 2 burgime të përjetshme e i arrestimit në Portugali i mafiozes kamorriste 39 vjecare Valeria Pane.

Rezulatet pozitive në operacionet ndërkombëtare u arrit falë punës së 67 drejtuesve, oficerë në detyrë e operatorë italianë të pozicionuar në 47 vende të botës mes të cilëve dhe në Shqipëri.

Për të parandaluar rrezikun e kërcënimit të sigurisë ndërkombatare autoritetet policore italiane kanë realizuar më 2019 patrullime të përbashkëta me forca policore të 8 vendeve si Shqipëria, Kina, Franca, Mali i Zi, Spanja, Portugalia, Kroacia.

E ndër aktivitetet pozitive të Policisë Italiane gjatë 2019 janë dhe dy operacione.

“New Conneciton”, i cili falë bashkëpunimit me FBI amerikane e Antimafia Italiane çoi në shkatërrimin e lidhjeve të forta mes mafias palermitane Cosa Nostra e familjes mafioze italo- amerikane Gambino në New York duke vënë në pranga 19 persona si dhe  operacioni “Neptune” që çoi në arrestimin e 12 terroristëve foreign fighters.

Share With:
Translate »
450 Views