Politikania shqiptare nënë për herë të dytë
Erisa Xhixho, politikania që vjen nga rradhët e LSI, është zhveshur nga kostumi serioz për të marrë pjesë në spektaklin muzikor ‘C’Est La Vie’ në Tv Klan. Gjatë mbrëmies së sontme, ajo ka zgjedhur për të kënduar këngën “Këngë moj”, bashkë me partnerin e saj Erik Lloshi. Por ëmbëlsia e mbrëmjes nuk ishte kjo këngë kaq e bukur shqiptare, por lajmi që ajo ndau me ne. Erisa është martuar prej tre vitesh me Enea Nuredinin dhe tashmë ato po bekohen me fëmijën e dytë! Çifti kanë edhe një djalë më të madh të quajtur Henri! Ne i urojmë pritje të ëmbël çifit!/Kids’Time/