Portreti familjar: Agon Amiga pozon për herë të parë me djalin dhe bashkëshorten
Një vit më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperi i njohur, Agon Amiga është rikthyer me bashkëshorten e tij Egzona 3 vite pas ndarjes së bujshme.

Çifti në korrik të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Egzona solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Noel dhe Agon Amiga poston shpesh foto me vogëlushin.

Sot bashkëshortja e tij, Egzona është rikthyer në Instagram për të postuar portretin e tyre të parë familjar.

“Dhurata më e mirë dhe epiteti i dashurisë. E vështirë të besosh se ke mbushur 1 vjeç. Të duam pafundësisht Joel”, shkruan Egzona.





