Postoi një video duke treguar barkun e saj të shëndoshë dhe u bë virale. Nëna e tre fëmijëve zbulon shumën marramendëse që fiton tani në rrjetet sociale

Një nënë e cila u bë virale në “Tik Tok” pasi bëri shaka për madhësinë e barkut të saj, ka zbuluar se tani fiton deri në 10,000 paund në muaj duke filmuar veten duke ngrënë.

Antonia Graham, 25 vjeç, nga Anglia, ka grumbulluar mbi 357,000 ndjekës në TikTok që kur u bë virale në prill të vitit të kaluar me një video që numëron 7.6 milionë shikime teksa ka zbuluar barkun e saj.

Një javë më vonë, Antonia u kthye nga një nënë shtëpiake e tre fëmijëve  duke bërënjë ‘punë ëndrrash’ teksa po fiton miliona duke ngrënë McDonald’s, KFC dhe Dominos në OnlyFans. Antonia ka vazhduar të shohë rritjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale duke shpërndarë video pozitive dhe gazmore ku ajo përqafon peshën e saj.

Ajo pretendon se ngrënia në kamerë e ka mësuar të dojë trupin e saj. Antonia tha: “Kam luftuar shumë me peshën time deri vitin e kaluar, mbaja dieta dhe madje bëra një regjim pesë ditor vetëm me ujë me shpresën për të humbur peshë”.

Por vitin e kaluar u bë virale një video, vetëm unë bëja një shaka për peshën time dhe ajo arriti miliona shikime”- rrefeu Graham.

   

Share With:
Translate »
173 Views