Pra, a po mendon Kanye West të bëjë një fëmijë me Irina Shayk?

Kanye West dhe Irina Shayk paskan qenë bashkë prej muajsh dhe askush nuk paska ditur asgjë! Burime të afërta me çiftin e ri kanw treguar për TMZ se Ye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars.

Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.

Por, si janë planet e çiftit për fëmijë? A po mendon Kanye të bëjë një fëmijë me Irina Shayk?

Burimet tregojnë se reperi s’e ka ndërmend diçka të tillë. Ai është tepër i fokusuar tek katër fëmijët e tij, që janë e gjithë bota për të dhe momentalisht po shijon lidhjen e re, pa plane për fëmijë.

Kanye dhe Irina kanë njohje të përbashkëta dhe po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kanë vendosur t’ia lënë të gjitha kohës.

West i habiti të gjithë duke hequr nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Pas 44-vjetorit të lindjes, reperi ka hequr disa njerëz nga ndjekësit dhe fansat kanë vënë re se 3 nga ata njerez ishin dhe motrat Kardashian.

“Mbaroi, Kanye hoqi Kim Kardashian nga lista e ndjekësve… Më duhen disa ditë për ta pranuar këtë gjë”, shkroi dikush në rrjete sociale

Por Kim nga ana tjetër duket se nuk ndihet njësoj si ish-bashkëshorti i saj. Me rastin e ditëlindjes ajo i bëri një urim të dedikuar në rrjete sociale, së bashku me motrat e saj.

“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, shkroi Kim për Kanye-n.

Po ashtu dhe Khloe i bëri një urim ish-kunatit në rrjete sociale. Ajo ndau në Instagram një foto me Tristan Thompson, partnerin e saj, Kanye-n dhe Kim.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur Ye! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!”, shkroi Khloe në urimin e saj në Instagram.

Share With:
Translate »
289 Views