Pra Alketa nuk e paska mbyllur me mëmësinë, është në kohë për fëmijën e tretë

Alketa Vejsiu ka vendosur sot t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe ka shuar kureshtjen për shumë të pathëna.

Thashethemeve se ajo do të bëhet drejtoreshë e RTSH, moderatorja iu përgjigj: “Jo, s’kam ambicie politike, as drejtuese në asnjë institucion publik”.

Alketa nuk përjashtoi edhe mundësinë se do të pranonte të ishte moderatore e Eurovision.

Por ajo që na bëri më shumë përshtypje, ishte kur ajo u ndal në aspektin familjar, për të cilën është shumë diskrete dhe private.
Kur një ndjekës e pyeti nëse kishte ende ndërmend të bënte dhe një fëmijë të tretë, Alketa tha se në plan të afërt nuk e ka, ama kohë ka plot dhe këto janë punët e Zotit, duke e lënë të hapurt mundësinë e zgjerimit të familjes. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
371 Views