Pra, Kate Middleton dëshiron të jetë “Princesha e re Diana”!

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, i dha nderime vjehrrës së saj të ndjerë, Princeshë Dianës, duke zgjedhur rroba për publikimin e librit të saj të ri me fotografi.

Për nevojat e projektit të saj, Kate gjithashtu bëri disa fotografi për faqet e para të librit, në të cilat ajo të kujton shumë Princeshën e ndjerë , siç ranë dakord shumë kritikë .

Ajo pozoi me një aparat fotografik në dorë, dhe stili i saj dukej fiks si Princesha Diana në vitin 1981.

“Ashtë pak si Diana”, “Një përpjekje e mjerueshme dhe një imitim i lirë i Dianës”, “Padyshim që ajo dëshiron të jetë si Diana”, janë disa nga komentet e publikut.

Kujtojmë se Dukesha e Kembrixhit botoi një libër me foto-portrete të shkrepura gjatë epidemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Kate publikoi ​​të dielën një libër me portrete fotografike, të marra gjatë mbylljeve britanike. Ajo e nisi projektin vitin e kaluar me Galerinë Kombëtare të Portreteve, duke ftuar njerëzit të paraqisnin fotot e bëra gjatë mbylljes së parë britanike.

Komisioni, anëtar i të cilit është Kate, zgjodhi 100 nga 31,000 portrete. Para librit, fotografitë u shfaqën në ekspozitat dixhitale të komunitetit.

Share With:
Translate »
369 Views