Pra shtatzania e Andrrës nuk paska qenë aspak e lehtë dhe ka rrezikuar disa herë abortin

ndrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë disa ditë më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.

Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.

Më pas Sinani zbuloi se emrin e të voglit e kishte zgjedhur vetë Ansi, ndaj ja lanë edhe atij ekskluzivitetin e zbulimit. Siç duket Ansi tashmë është mjaft i lumtur që ka dhe një vëlla të vogël e që më vonë me siguri do të bëhet shoku i tij më i ngushtë.

Pasi gjërat u qetësuan dhe mami me bebushin shkuan në shtëpi, Andrra ka ndarë me ndjekësitë të gjitha dhuratat që kanë ardhur për vogëlushtin.
Por ne na ra në sy një tufë me lule e dërguar nga mikesha e Andrrës, e cila shkruan se gjatë gjitha shtatzanisë, i vogli ‘jua ka ngrirë gjakun disa herë, por Zoti është i madh dhe ai lindi si kokrra e mollës”, duke na lënë të nënkuptojmë se shtatzania e Andrrës nuk paska qenë aspak e lehtë.


Me rëndësi është që bebushi lindi mirë dhe bashkë me mamin është i shëndetshëm. Ne i urojmë jetë të gjatë luftarakut të vogël. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
10995 Views