Pranoi se ka përdhunuar vajzën e gruas e tentoi të vriste veten, Iris Luarasi: Ta kishte lënë, një hale më pak

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Elidon Xhaferi abuzoi seksualisht me të bijën e bashkëshortes së tij.

E ftuar në studio ishte pedagogia e njohur, Iris Luarasi, e cila tha se çdo ngjarje e dhunës seksuale është më e tmerrshme se tjetra.

“Kujton se krijon imunitet, por nuk ndodh asnjëherë. Të ngel zëri në mushkëri, pasi nuk di çfarë të thuash. Të vjen ta vrasësh me bukën e gojës. E kuptoj nënën, jo të gjithë kemi mundësi të reagojmë në mënyrë të vrullshme. E kuptoj shokun që ka pësuar, njeriu që ti dashuron të ka bërë gjëmën më të madhe që as armiku jot më i madh i jot mund të ta bëjë. I ka rënë për fat një mostër, është edhe ajo një viktimë po aq sa vajza e saj.  Ka më shumë ndërgjegjësim. Dhunë seksuale ndodh në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe në mbarë botën. Çdo katër minuta dhunohet seksualisht një grua në botë”, tha ajo.

Kur Elentina Xhaferri tha për “Shqipëria Live” se nuk e ka lejuar që të vriste veten, pasi Elidoni ka tentuar disa herë të bëjë një gjë të tillë, Luarasi tha: “Ta kishte lënë të vdiste, do të ishte një hale më pak. Do i bënte mirë të gjithë shoqërisë, një pedofil më pak në shoqëri. Por, ai e ka bërë këtë veprim thjesht për t’i ushtruar presion psikologjik viktimës që ta falte. Kjo është akoma më e rëndë”.

Share With:
Translate »
876 Views