Pranon të njohë nënën biologjike, Kristian: Nuk ndryshon gjë, e kam mbretëreshën time

Kristian, djali i adoptuar i Valentinës ka pranuar të paraqitet në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” pa e ditur se e ka ftuar ajo. Më herët, në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Valentina rrëfeu historinë e birësimit të djalit deri në momentin që e ka njohur atë me të vërtetën.

Por cili do të jetë reagimi i Kristianit nga fjalët e nënës së tij adoptuese?

Valentina: Kam një vit që ta kam thënë të vërtetën se nuk e ke ditur dhe të jap bekimin tim si nënë që të njohësh atë zonjë që të ka mbajtur në bark dhe të dish ku e ke genin tënd.

Ardit Gjebrea: Kristian, kur të tha mami të vërtetën, çfarë ndjeve?

Kristian: Asgjë sepse e kam aty mbretëreshën time.

Ardit Gjebrea: Mami të ka thirrur në studio sot sepse do që të të japë bekimin që ti të njohësh nënën tënde. Atë që të ka sjellë në jetë sepse ti “mami” i thua mami Valentinës. Do ishe kurioz ta njihje atë që të ka sjellë në jetë?

Kristian: Thjesht për ta njohur se kush është, por nuk ka për të ndryshuar gjë sepse ja ku e kam.

Kristianit i dorëzohet nga Ardit Gjebrea një foto aktuale e nënës së tij. Më pas, atij i bëhet i ditur fakti se nëna e tij nuk mund të jetë e pranishme në studio, por mund të lidhen me një telefonatë. Kristiani pranon mundësimin e telefonatës vetëm nëse Valentina është dakord. Kjo e fundit rikonfirmon dëshirën e saj.

Share With:
Translate »
204 Views