Pranvera e gjen Lorikun në Dubai me princeshën e tij

Enkeleida është rritur aq shumë sa ka nisur të shijojë shëtitjet me babi Lorikun. Ish- kapiteni i kombëtares ka publikuar një moment me të bijën, duke zbuluar se së bashku ndodhen në Dubai.

Nga foto duket se Enkeleida i ka flokët e gjatë dhe me onde. Loriku ka zgjedhur të mos e zbulojë ende pamjen e vajzës, njëjtë si dhe të djalit.

Loriku dhe Monica janë prindër të dy fëmijëve, Bojkenit dhe Enkeleidës. Loriku ka treguar se është një baba shumë i përkushtuar, ndërsa mami Monica kujdeset t’i fotografojë gjithë kohës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)

Share With:
Translate »
213 Views