“Prej 10 vitesh e martuar, por s’mund të bëj fëmijë” Zhaku hap zemrën, ndërsa reagon për debatin e zjarrtë që ka nisur në rrjet
Ditët e fundit ka nisur një diskutim i zjarrtë pasi komuniteti LGBTQI kërkon që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”. Komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Diçka e tillë ka nisur të diskutohet edhe në Shqipëri, por shumë personazhe nuk janë dakord që të bëhen të tilla ndryshime. Artistja kontraverse Zhaku ka reaguar së fundmi në lidhje me këtë debat.=, duke na zbuluar edhe një problem të sajin shëndetësor që nuk e lejon të bëhet nënë.
Lexoni më poshtë reagimin e saj:

Miq, me shqeteson shume keqkuptimi publik qe eshte krijuar ne lidhje me te drejten per te qene nen dhe per te regjistruar femijet. Po krijoni armiqesi dhe tension kot me kot. Ja po ju jap nje shembull personal. Une jam hetero, e martuar prej gati 10 vitesh me nje burre. E kam te veshtrire te bej femije pasi kam nje problem shendetesor dhe e vetmja zgjidhje mund te jete ose adoptimi ose invitroja. Shoqet e mia ne Tirane, kane gjithashtu vite qe bashkejetojne, kane moshen time dhe duan te bejne nje femi apo me shume. Zgjidhja e tyre eshte gjithashtu invitroja ose adoptimi. Edhe miq meshkuj qe kane krijuar bashkejetese ne te njejtin seks kane deshire te kene familje, femije dhe zgjidhja eshte invitro, adoptimi apo nje nene surrogate. Pse mua me lejohet ky proces dhe te tjereve jo? Pse qenka e pamundur te regjistrohen femije te te njejtit cift dhe te mijte jo? E zeme, ky eshte shembull. Pse une do isha nje nene me e mire se shoqet e mia qe kane nje vit pa regjistruar vajzat si yje, ngaqe gjendja civile nuk di si ti regjistroje? Pse duhet te shajme, te percajme, te peshtyjme mbi nje familje jo tipike, edhe pse procesi qe do ndjekim per pasjen e nje femije do jete i njejte me ate te nje familjeje tipike? Pse bini pre e keqinformimit dhe tensiononi veten dhe shoqerine, kur ne fakt askush nuk po kerkon te hiqet fjala nene, perkundrazi madje ne po e sublimojme nene duke dashur vete te jemi te tilla, por jo te gjithe e kane kete mundesi ne menyre tradicionale dhe do ndiqen rruge alternative qe na i mundeson shkenca dhe prinder tipike qe braktisin femijet neper jetimore. Pse shqetesoheni nga te tilla vogelsira, institucionale. Te gjithe duam te jemi nena! Te gjithe duam te jemi baballare. Qellimi eshte te rrisim femije te shendetshem, te dashur e te edukuar. Pse mua dhe burrit tim na lejohet e familjeve te tjera jo tipike jo? Nese do nisni te jeni me pranues, jeta juaj dhe e femijeve tuaj do jete me e bukur, me e paqte. Mos e trashni qimen e mos e beni tra kot. Askush nuk po mendon apo kerkon te heq fjalen nene, e keni shume gabim. Te gjithe e duam dhe e vleresojme nenen deri ne piedestal dhe ska asnje rregullim ne gjendjen civile qe mund ta zhduke as fjalen e as vleren e nenes, babait apo prindit. Thjeshte, duhet nje zgjidhje institucionale qe te ndihemi te gjithe te barabarte, sic na takon.