Prej disa ditësh në Infektiv, një tjetër 22-vjeçare i nënshtrohet lindjes së parakohshme

Një 22-vjeçare shtatzënë, e cila ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv prej disa ditësh, i është nënshtruar lindjes së parakohshme pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

E reja, siç mëson Ora News, ndodhej në intubim dhe është futur menjëherë në sallën e operimit, ku po merr pjesë edhe një staf mjekësh nga materniteti “Nëna Geraldinë”.

Një ditë më parë, një 22-vjeçare nga Korça, ndërroi jetë pas disa javësh qëndrim në Spitalin Infektiv.

Dy javë më parë viktima u detyrua të sillte në jetë një fëmijë me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.

Share With:
Translate »
980 Views