Babai duke ulëritur, vajzat nën rrënoja/ 5-vjeçarja përlot botën, shpëton motrën 7-muajshe dhe humb jetën e saj
Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.
Por momente më vonë ndërtesa u rrëzuar duke pla gosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.
Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat dhe u dërguan në një spital në Idlib. Por, Riham humbi jetën nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.
Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha. Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl humbi jetën të njëjtën ditë nën rrënoja.