Prekëse! Gold AG përkujton babain e tij me fjalë të ndjera

Reperi i njohur Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold AG, e ka humbur babain e tij, të cilin nuk ngurron ta shfaqë publikisht sesa i mungon.

Babai i tij ka ndërruar jetë para 29 viteve në një datë si e sotmja dhe nuk mungoi përkujtimi i djalit të tij.

I madhi Zot e di sa m’ka marrë malli
O veç 1 herë me t’pa bre k’ta sy ti çmalli
Për çdo namaz bre babë po boj dua
Me u taku n’Xhenet e kurr’ mos me u nda.

29 vite pa ty babi…Sa të mëdhaja jan’ malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria.

14 DHJETOR 1992/2021.

Në fillim të muajit ai i ka bërë një dedikim emocionues dhe nënës së tij për ditën e saj të lindjes.
Ai shkroi se çdo gjë mund të plaket, por jo dashuria e nënës dhe uron që ajo të jetojë edhe shumë vite.

Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë
Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë
Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë
Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj
Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe.

T’paqa edhe shumë vite nanë

 

Share With:
Translate »
202 Views