Prekëse/ I kujtohet i biri i ndjerë, Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren | Video
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden realizoi një takim virtual me një zjarrfikës, me një infermiere të shërbimit intensiv dhe me një mësues, për të diskutuar eksperiencat e tyre gjatë pandemisë së Koronavirusit.
“Unë kam mbajtur dorën e pacientëve në prag të vdekjes, që qanin se nuk mund të shihnin dot familjarët e tyre”, u shpreh mes lotësh infermierja, Mary Turner.
Rrëfimi i saj emocionoi dhe përloti Biden-in, i cili ka kujtuar kohën kur djali i tij i ndjerë, Beau luftonte me kancerin e trurit.
Ai u shpreh se ka kaluar një kohë të konsiderueshme në shërbimin intensiv dhe iu çonte darkën infermierëve që punonin natën te qendra shëndetësore “Walter Reed”, ku ndodhej i shtruar i biri.
Djali i ndjerë i Biden-it humbi jetën në vitin 2015 nga kanceri i trurit. Ai i kaloi 10 ditët e tij të fundit në “Walter Reed”.
Burimi: “CNN”