Prekëse, mbesa e Adem Jasharit viziton varrin dhe shtëpinë e gjyshërve para mbrëmjes së maturës

Adile Jashari, mbesa e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka përfunduar me sukses shkollën e mesme të lartë.

E në ditën e Mbrëmjes së Maturës, ajo ka bërë disa fotografi në kompleksin memorial në Prekaz, ku shihet edhe pranë varrit të gjyshit të saj.

Adilja ka trashëguar emrin e gjyshes së saj, e cila bashkë me bashkëshortin, Ademin dhe dy djemtë, Fitimin dhe Kushtrimin, ranë në altarin e lirisë më 5 mars të vitit 1998.

Po ashtu të vrarë mbetën edhe 54 anëtarë tjerë të familjes.

Nga familja e komandantit Adem Jashari, kanë mbijetuar Lulzim Jashari, Shqipe Jashari dhe Marigonë Jashari.

Share With:
Translate »
99 Views