“Presim që mbrëmjet tona të zbukurohen me një yll të ri”/ Babai i Barbana Dinit emocionon me vargjet e ëmbla për këngëtaren
Këngëtarja e njohur Barbana Dini e cila prej vitesh jeton dhe punon në Amerikë së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
E teksa pritjes po i vjen fundi, artistja ka realizuar një set të veçantë fotografik, ku shfaqet krah partnerit të saj teksa në nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.
Mirëpo akoma më emocionuese ishte poeiza me vargjet prekëse që i kishte dedikuar babai i Barbanës, Dashamir Dini.
Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar poezinë e të atit:
-Vajzës sonë, Barbanës-
Presim,
nga barku yt i rrumbullakët, si planet,
lindjen e një dielli të vogël, bija ime.
Presim,
që mbrëmjet tona të zbukurohen me një yll të ri,
e ditët
të mbushen me një diell tjetër të gëzuar.
I kemi hapur kanatet e zemrës…
E kemi ngjyrosur zemrat
me ngjyrën e lumtur,
prej purpuri të agimit.
Kemi fshirë
gjithë retë e brengave,
dhëmbjeve,
pikllimit…
Se diejtë,
duan vetëm kaltërsi,
për të ndriçuar…
Dashamir Dini.
View this post on Instagram