Prestigjosia “Glamour” shpall Chrissy Teigen ‘Gruaja e Vitit’, fjalimi i saj për familjen bën xhiron e botës

Mbrëmjen e kaluar ceremonia e ndarjes së çmimeve të revistës prestigjose “Glamour” nuk ka parë ndonjëherë aq shumë lot e të qeshura të ndërthurura njëkohësisht.

Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte kur Chrissy Teigen rrëmbeu çmimin ‘Gruaja e Vitit’, e prezantuar nga bashkëshorti i saj John Legend i cili mbajti një fjalim emocionues për vlerën e saj si gruaja e jetës së tij.

Teksa rrëmbeu kupën me lot në sy edhe Teigen dha fjalimin e saj që brenda pak orësh bëri xhiron e rrjetit duke u konsideruar si një ndër fjalimet e vitit.

“Ti je gjithçka e jona, ti më ke bërë të ndihem një femër. Ne jemi rritur bashkë, familja jonë është rritur së bashku po ashtu edhe karrierat tona. Dukem shumë qurravece më vjen keq, e urrej këtë. Nuk kam qarë as në dasmën time. Të urrej John, të urrej vërtetë” ,-tha ajo gjatë fjalimit të saj e përlotur teksa e gjithë salla është shkrirë së qeshuri.

Share With:
Translate »
577 Views