Prezantuesi shqiptar poston një foto ku jep lajmin e madh: Do bëhem baba

Klinton Zeqiraj, gazetari dhe prezantuesi i një rubrike në emisionin “Thumb” njihet për ngacmimet që iu bën VIP-ave në evente të ndryshme. Ai di se si të bëjë skupe por këtë herë na ka surprizuar. Klintoni ka dhënë lajmin e madh se do të bëhet baba.

Ai ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet pranë një vajze me barkun e rrumbullakosur të cilës ia ka mbuluar fytyrën. Prezantuesi i përkëdhel barkun vajzës dhe vetë shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur. “Do bëhem baba së shpejti”, shkruan Klintoni.

Prezantuesi e ka fshirë më vonë postimin dhe me sa duket kjo ka qenë një nga sajesat e tij të rradhës. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
649 Views