Prezantuesja italiane rrëfen: Babai donte më shumë alkoolin se mua
Nuk është hera e parë që Michelle Hunziker flet për fëmijërinë e saj të vështirë, por nuk kishte hyrë asnjëherë në detaje. Këtë e bëri në një intervistë të fundit për “Tv 2000”, ku foli për babanë e alkoolizuar, i cili sipas saj donte më shumë alkoolin sesa atë. Ajo tha se nuk e kishte ndjerë kurrë afeksionion e të atit, por vetëm anën e tij të errët e agresive.
“Mendoja se babai im donte më shumë alkoolin më shumë se mua. Kur je fëmijë nuk ke mundësi t’i kuptosh prindërit. Një ditë kuptova, që edhe pse nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait, sepse ai më qëndronte ftohtë, pinte, thyente gjithçka që i dilte para, kur prindërit u ndanë, prisja që ai të më merrte, të më telefononte, por për shkak të alkoolit më harroi. Unë prisja me çantën në shpinë për orë e orë të tëra që ai të vinte të më merrte nga shkolla, se mbase kthehej një ditë dhe e mbroja para të gjithëve.
Një ditë nëna më tha: ‘Babai yt nuk do t’ia dalë kurrë, ai është i alkoolizuar’. Unë nuk doja ta pranoja dhe u zemërova me babain, sepse mendova: Ai do më shumë alkoolin sesa mua. Nëna ime kishte punuar shumë vite edhe për të, se ai ishte një nga ata të alkoolizuar që nuk e pranojnë kurrë se janë të tillë dhe kjo është edhe më e keqe. Ishte një burrë i mrekullueshëm, me një shpirt e zemër të madhe, por që ndryshoi shumë kur filloi të pinte. U bë agresiv”- rrëfeu Michelle.
Pas ndarjes nga këngëtari i njohur Eros Ramazoti prezantuesja e njohur u lidh e më pas u martua me Tomaso Trussardi më të cilin ka edhe dy vajza.
