Prifti kërkon falje pas mijëra pagëzimeve të pavlefshme: Bëra një gabim gramatikor
Një prift katolik në Phoenix në SHBA është detyruar të kërkojë falje, pasi mijëra pagëzime të tij u shpallën të pavlefshme. Prifti Andres Arango ka shërbyer për dy dekada në të gjithë Brazilin, Dioqezën e San Diegos dhe Phoenix. Megjithatë, ai kërkoi falje dhe dha dorëheqjen si prift për një gabim gramatikor në pagëzimet e tij.

Sipas një shënimi doktrinor nga gushti i vitit 2020, pagëzimi u shoqërua me: “Ne ju pagëzojmë në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”, që është një formulë e pavlefshme.
“Çështja me përdorimin e “Ne” është se nuk është komuniteti që pagëzon një person, përkundrazi është Krishti dhe vetëm Ai që pagëzon”-tha peshkopi Thomas Olmsted.
