Princ George mbush 5 vjeç, festë në Karaibe
Nuk do të fotografohet dhe çdo herë që fotografët i afrohen për të shkrepur foto, ai arrin gjithnjë të kthejë fytyrën nga ana tjetër dhe ‘të dhurojë’ mimika zbavitëse.
Fëmija i parë i Kate dhe William, princi George i Cambridge mbush 5 vjeç.
Sot më 22 korrik e feston me gjithë familjen në pushimet në Karaibe.
George, i treti në radhë për kurorën, do të jetë mbreti i ardhshëm.
Për familjen mbretërore angleze, 2018a është një vit për t’u kujtuar. Që nga lindja e vëllait të George, Louis, i sapo pagëzua, tek dasma e xhaxha Harryt e deri tek dita e parë e shkollës për George.
Georgë ka lënë kopshtin dhe ka nisur shkollën e fëmijërisë në Thomas’s Battersea.