Princ George një kopje e vëllait të Lady Daina-s (FOTO)
Fansat e familjes mbretërore janë shumë të kujdesshëm për çdo detaj që lidhet me Mbretëreshën dhe familjen e saj.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë mbetur të habitur nga ngjashmëria e madhe e Princit George me vëllain e Princeshë Diana-s, Charles Spencer.
Teksa djali i Kate Middleton dhe Princit William u shfaq në festimet e Jubileut ditën e djeshme së bashku me të motrën dhe vëllain, fansat kapën detajin që askush nuk e priste.

Ata menjëherë nisën duke komentuar ngjashmërinë e 8-vjeçarit me Spencer, me buzëqeshjen e tij të shndritshme dhe flokët biond.
Mediat sociale u mbushën me komente të tipit: “George është Spencer, Charlotte është Windsor dhe Louis është Middleton”.

“Kur ishte shumë i vogël, ngjashmëria ishte e jashtëzakonshme”, shkruan dikush tjetër.
“Kam menduar gjithmonë se ai i ngjan vëllait të Lady Diana-s”, ka komentuar një fans.

