Princ Harry bëhet Babagjysh për fëmijët e ushtarëve britanikë, të rënë në misione!
Duka i Sussex, Princ Harry, është veshur si Babagjyshi i Krishtlindjeve për të sjellë gëzim të fëmijët e forcave britanike që kanë humbur jetën në misione.

Në mesazhin e tij për fëmijët Harry tha: “Ho! Ho! Ho! Përshëndetje djema, dhe të gjithë ushtarët e vegjël të Scotty. Shpresoj që ju të kaloni një kohë të mrekullueshme. Dua t’ju them se jeni pjesë e familjes, pjesë e komunitetit të mrekullueshëm dhe do ta keni mbështetjen tonë çdo herë. Kam takuar disa prej jush dhe e di sa të fortë jeni. Të humbasësh një prind është jashtëzakonisht e vështirë, por unë e di që secili prej jush, duke ndihmuar njëri-tjetrin, do të keni një të ardhme të ndritur. Gjëja e fundit që dua t’ju them është se prindërit tuaj kurrë nuk do të harrohen. Ju uroj Krishtlindje fantastike dhe Vit të Ri të lumtur”.