Princ Harry shpërthen ndaj mediave britanike: Për fajin tuaj Meghan humbi fëmijën!
Familja mbretërore ka qenë në çdo kohë në presionin e mediave. Anëtarët aktualë ose edhe ish-anëtarët e familjes mbretërore përballen me dhunimin e jetës së tyre personale, por shpeshherë edhe me shpifje të paargumentuara, ka sjellë situata tragjike, ku më së shumti është vdekja e princeshës Diana, në një aksident pasi u ndoq nga paparacët.
Princ Harry ka përshkruar një tjetër incident tragjik. Siç pretendoi të paktën, në serinë e re të dokumentarëve “Harry & Meghan”, Meghan Markle humbi fëmijën për shkak të presionit që mori nga një çështje gjyqësore kundër një tabloidi britanik.
Sipas informacioneve të publikuara nga avokati i çiftit, kur “Mail on Sunday” dhe “MailOnline” kishin publikuar një letër personale të Meghan drejtuar babait të saj, pa pëlqimin e saj, ajo ishte shtatzënë dhe për shkak të stresit ajo humbi fëmijën.