Princ Leka kujton me mall të atin dhe publikon një foto të rrallë nga adoleshenca e tij
Princ Leka ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të të atit, Leka Zogu, në ditëlindjen e tij. Me një urim të thjeshtë por të ngarkuar me emocione, ai shpreh mallin dhe dashurinë për figurën atërore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij.
“Gëzuar ditëlindjen, Baba. Sot zemra ime është e mbushur me mall dhe dashuri për ty,” shkruan Princ Leka në rrjetet sociale.
Në rrëfimin e tij të ndjerë, ai kujton fjalët e qeta, praninë fisnike dhe shikimin e ngrohtë të të atit – një njeri që për të përfaqësonte mençurinë, dinjitetin dhe dashurinë e pastër për familjen dhe për vendin.
“Ti ishe udhërrëfyesi im, ai që më mësoi vlerën e përulësisë, forcën e dinjitetit dhe dashurinë e thellë për atdheun,” vijon më tej Princi.
“Më mungon pafund”, e mbyll ai urimin.
Princ Leka ka humbur të dy prindërit e tij vite më parë ndërsa dy vitet e fundit ka qenë shumë i përfolur në media për jetën e tij sentimantale, mes divorcit me Elia Zaharian dhe nisjes së një lidhjeje të re me fotografen Blerta Celbashi.
View this post on Instagram