Princesha Charlotte nis ditën e parë të shkollës, shoqërohet nga familja e saj
Sot, Princesha Charlotte ka nisur ditën e parë të shkollës dhe është shoqëruar nga mamaja e saj Kate, Princ William dhe nga vëllai i madh. Ajo dhe vogëlushi George mbanin të dy veshur uniformën e shkollës private “Thomas’s Battersea”, pagesa e së cilës arrij deri në 23,000 dollarë. Ata arritën afër orës 8 të mëngjesit dhe vëmendje tërhoqi dhe pamja super në formë e Kate dhe Princ William. Ndërsa vogëlushja Charlotte teksa afrohej për tek shkolla, u kthye nga paparacët dhe i dha atyre një buzëqeshje dhe një përshëndetje të ngrohtë. Tani Charlotte do jetë së bashku me George dhe një kusherirën e tyre në shkollë, gjë që do e ndihmojë atë me ambientimin në ditët e para.