Princesha Charlotte shkon në kopsht, fotot e ditës së parë do ju mahnisin

Princesha Charlotte ka nisur çerdhen dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë, Kate Middleton ka ndarë dy foto të së bijës. Charlotte kishte veshur një pallto të kuqe, këpucë të kuqe Mary Janes, fjongo të kuq dhe buzëqeshjen më rrëzëllitëse:

“Duka dhe dukesha e Cambridge-it janë shumë të lumtur të ndajnë dy foto të princeshës Charlotte, në Pallatin Kensington, këtë mëngjes”, shkruhej poshtë fotove në llogarinë e Kensington Palace në Instagram. “Fotot janë realizuar nga dukesha pak para se princesha Charlotte të nisej për ditën e saj të parë të çerdhes në Willcocks Nursery School.”

Dy vjet më parë, rrjeti u pushtua nga fotot e ëmbla, më të shumta në numër të princit George teksa ai shkonte në ditën e parë të çerdhes.

Tashmë ai ndjek kopshtin…edhe pse fotot pas atyre të ditës së parë, na kanë munguar.

Share With:
Translate »
924 Views