Princesha e Holandës ‘shënjestër’ e kriminelëve, lë studimet dhe kthehet në pallat
Princesha holandeze e kurorës Amalia është nën siguri të shtuar për shkak të shqetësimit se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia holandeze e lajmeve ANP, e cila citon prindërit e saj.
“Ajo vështirë se mund të largohet nga shtëpia,” mësohet të ketë thënë mbretëresha Maxima gjatë një vizite shtetërore në Suedi me bashkëshortin e saj Mbretin Ëillem-Alexander.
18-vjeçarja, trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në kryeqytet, por çifti mbretëror tani tha se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehej në pallatin mbretëror.
Kohët e fundit, media holandeze raportoi se Amalia ishte bërë objektiv i krimit të organizuar.
Edhe pse familja mbretërore nuk u prononcua në atë kohë, mediat ndërkombëtare tregonin për organizatën famëkeqe mafioze “Mocro Maffia” e cila kishte planifikuar rrëmbimin e saj.
Amalia kishte ëndërruar aq shumë për një jetë studentore normale dhe kishte marrë me qira një apartament të vogël në Amsterdam që ajo ndante me disa studentë të tjerë . Princesha Amalia filloi studimet e saj në politikë dhe ekonomi muajin e kaluar por tani do të duhet të ndjekë leksionet nga shtëpia.
