Princesha Sharlot e thërret Princin Uilliam ‘babi’ dhe video bëhet virale

Një video e veçantë ka spikatur nga paraqitja e parë familjare e Princit dhe Princeshës së Uellsit që nga kurorëzimi. Princi William dhe Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, ndihmuan me aktivitetet vullnetare që u zhvilluan për të rindërtuar shtigjet dhe mbjelljen e bimëve, si dhe aktivitete të tjera të tilla si piktura me dorë.

Në videon që qarkullon në TikTok, Princesha Charlotte i kërkon babait të saj Princit William të vizatojë me duart e tij.

Në fakt, ajo dëgjohet duke e thërritur atë “babi” dhe jo me titull, gjë që bëri që fansat mbretërorë të “shkriheshin” nga marrëdhënia e mrekullueshme e Charlotte me William. “Ajo e thërret William baba! Sa e çmuar!”, “William e quan edhe Charles baba. Po ashtu edhe Charlotte”, thuhet në komentet.

Share With:
Translate »
50 Views