Princi Charles i 40 viteve më parë është një kopje e Princit Harry në ditët e sotme
Mediat e huaja kanë publikuar disa nga fotot më të vjetra të familjes mbretërore të cilat datojnë që prej 4 dekadash më parë . Mes tyre gjen foto të Mbretëreshës Elizabeth, Pinceshës Anne, Princeshës Margaret, Princit Charles etj.

Të gjithë fëmijët ngjajnë me prindërit e tyre, disa tipare i kanë nga nëna e disa nga babai. Princi Harry jo vetëm që ngjan shumë me Princin Charles por nëse shohim fotot e vjetra të babait të tij janë thuajse kopje të njëri-tjetrit.
Fansat e Harry-t janë habitur nga ngjashmëria e madhe.
Në foto shfaqet Charles në të 20-tat e tij, me mjekër, në vitet ’70 rreth 10 vite përpara se Harry të lindte.
Charles shfaqet duke kalëruar dhe fansat kanë gjetur edhe një foto të të birit që kalëron. Kjo është vetëm një nga 4.000 fotografi të pabulikuara më parë të familjes mbretërore. Ndiqni në vijim fotot.

